Policia ka reaguar një ditë pas ngjarjes në lidhje me krimin e rëndë brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjeshtëm, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Uniformat blu, informon se të tre të burgosurit janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe se i plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia raporton se 28-vjeçari Sokol Mjacaj ka kërcënuar me armën që kreu krimin punonjësit e shërbimit që ndodheshin në burgin e Peqinit.
“U ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj”, informojnë blutë e Elbasanit.
Ndërkohë janë ndaluar disa zytarët të burgut të Peqinit, përfshirë drejtorin e institucionit, Kamber Hoxha, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Zyrtarët e ndaluar:
-Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:
Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:
-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;