Të shtënat me armë në Tiranë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit: Nuk kam konflikte me njeri

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.

Në momentin e ngjarjes Zefi ishte i vetëm në makinë dhe fatmirësisht nuk u lëndua nga të shtënat.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja. Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 14.12.2023 09:16