Është arrestuar ditën e sotme në Korçë një 61-vjeçare me iniciale F. M e cila banonte në Korçë. 61- vjeçarja shiste mall kontrabandë në dyqanin e saj.
Policia ka konfiskuar kuti me kapsolla dhe paketa me cigare, pa pullë fiskale.
Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor dhe udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret, shërbimet e strukturave të DVP Korçë dhe të Komisariateve vartëse të saj kanë vijuar me kontrolle në subjekte të ndryshme.
61-vjeçarja po gjykohet në gjendje të lirë.