Nuk kanë fund! Dalin video të tjera provokuese të gjyqtares Kapedani, shan me gishtin e mesit (VIDEO)

Video të tjera të gjyqtares Enkeleda Kapedani po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet. Në disa gjyqtarja duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj ndërkohë që shoqëron videot edhe me këngë.
Në një prej tyre, Kapedani nuk nguron as të bëjë dorën në formën e pistoletës dhe te një tjetër ngre lart gishtin e mesit.

Kujtojmë se një ditë më parë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndërsa, në gjykatë mbërritën dhe ekspertë për të fotografuar ambjentet.


Shtuar 1.06.2021 21:36