Vuçiç nuk bën pas: Serbia nuk do ta pranojë kurrë njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të firmosë kurrë njohjen e Kososvës si shtet i pavarur, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç tha se “Serbinë e presin javë e muaj të vështirë”, për shkak se nuk do të pranojë kategorikisht propozimin e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj, dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”,ka thënë Vuçiç.

Ai deklaroi gjithashtu se Serbia “vazhdimisht ballafaqohet me standarde të dyfishta dhe hipokrizi”.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovws, Albin Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së. më 26 tetor – mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.


Shtuar 26.11.2023 15:56