Tre burra rrahin nënën, motrën dhe gruan, policia e Tiranës i arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Njëri prej tyre ka dhunuar nënën, ndërsa tjetri motrën.

Në njoftimin e bluve thuhet se u arrestua shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe shtetasi I. L., 37 vjeç, banues në Zall Herr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Gjithashtu nga policia e Krujës u arrestua shtetasi A. B., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 23.11.2023 12:37