40 minatorë të bllokuar në tunel prej 1 jave, shembja e dheut ju bllokoi daljen

Një javë më parë, një tunel u shemb në Indi. Rreth 40 minatorë u bllokuan në të, ndërsa vijojnë të jenë të ngujuar.

Në mënyrë që shpëtimtarët të arrijnë tek ata duhet të shpojnë rreth 60 metra. Ditën e djeshme në vendin e aksidentit ka mbërritur një shpuese e re, pasi e vjetra është dëmtuar gjatë përpjekjes për të shpuar një kalim nëpër shkëmbinj.

Deri më tani, ata kanë arritur të shpojnë rreth 24 metra, tha Devendra Patëal, një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive.

Ai tha gjithashtu se janë duke menduar për mënyra të reja të nxjerrjes së punëtorëve. Ndoshta ata do të përpiqen të përdorin makinën e re për të shpuar një vrimë në majë të kodrës, nën të cilën punëtorët janë bllokuar.

Deepa Gaur, një zëdhënëse e qeverisë, tha se metoda do të zgjaste më shumë sepse në atë rast ata do të duhet të gërmojnë rreth 100 metra për të arritur te punëtorët. Tuneli 4.5 kilometra i gjatë ndodhet në shtetin verior të Uttarakhand dhe është pjesë e autostradës Char Dham, një nga projektet më ambicioze të qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi.


Shtuar 19.11.2023 14:54