Shqipëria ka rishkruar për herë të dytë historinë mbrëmjen e sotme në Kishiniev të Moldavisë, duke u kualifikuar për herë të dytë në një kampionat Europian.
Ka mjaftuar një barazim 1-1 që kombëtarja kuqezi të kkualifikohet për në kampionatin europian Gjermani 2024.
Lojtari më i mirë i Shqipërisë sipas kompanive ka rezultuar Etrit Berisha i vlerësuar me notën 7.6.
Kujtojmë që Berisha vetëm 1 minutë para pësimit të golit, bëri një superpritje duke mos lejuar moldavët të shënonin.
Ndëkrohë surpriza është që futbollisti më i vlerësuar i takimit ëhstë qendërmbrojtësi i Moldavisë, i cili shënoi edhe golin, Baboglo, i vlerësuar me notën 8-të.
Kjo ishte një tjetër natë ëndrrash për Shqipërinë.