“Do rrish në qeli!”, apeli i GJKKO-së rrëzon Safet Gjicin

Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën e Safet Gjicit për një masë më të lehtë sigurie se sa ajo “arrest me burg” që ka tani.

Safet Gjici u arrestua në maj të këtij viti pas skandalit seksual me Alma Kaçin, e cila e filmoi teksa kreu marrëdhënie intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit. Gjiçi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pasi i premtoi Kaçit dhënien e një tenderi për trajtimin e qenve endacakë. /albeu.com


Shtuar 14.11.2023 13:03