Ajo është padyshim një nga aktoret më fantastike që ka prodhuar kinematografia dhe teatri shqiptar. Ka lindur më 1948 dhe ka festuar sot ditëlindjen e saj të 75.
Po flasim për Pavlina Manin, aktorja qe për brezin pas ’90-ës mbahet mend per serialin e famshëm te filmit “Njerëz dhe fate”, ndërsa për artdashesit më të vjeter në moshë kujtohet veçanerisht për interpretimin e jashtëzakonshem në komedinë “Pallati 176”.
Por ku ndodhet ajo sot?
Në “Njerëz dhe fate” ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.
Para dy vitesh, akotjra humbi bashkëshortin e saj, dhe publiku shqiptar regjisorin e njohur, Pirro Mani.