Alfred Visha, i cili mbeti i plagosur pas shembjes së skelës në Gjermani, ndërroi jetë më 9 nëntor 2023, pas 10 ditësh në spital.
Si pasojë e shembjes së skelës humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.
Sakaq, familja e Alfredit, i cili la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur bën thirrje për ndihmë.
Përmes një llogarie në GoFundMe i kërkojnë çdo shqiptari të japin ndihmën e tyre për fëmijët dhe gruan e Alfredit.
“Alfred Visha ishte një shqiptar si ne të gjithë, që po mundohej të krijonte një të ardhme për fëmijët e tij 10, 7 dhe 3 vjec duke punuar në Gjermani.
Ëndrra e Alfred Vishës u ndërpre nga rrëzimi i skelës që i mori jetën.
Ky GoFundme është hapur për të ndihmuar familjen e Alfred Vishës, tre fëmijët e tij.
Dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë për një njeri të punës me brenga dhe shpresa të njëjta me tonat, mund ta bashkëndajmë dhe të solidarizohemi.
Bëhu hero për një familje që vërtet ka nevojë dhe është në momentin e saj më të rëndë.
Çdo cent vlen!
Çdo fjalë e mirë vlen! https://gofund.me/25a837c5”