“Ka 3 vjet që e ngacmon”, flet e afërmja e vajzës së mitur në Maliq: 62-vjeçari i thoshte “hajde”

Një 62-vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet se ka gacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

E afërmja e vajzës, Lirika Demiri thotë se historia ka nisur para 3 vitesh dhe e mitura përndiqej dhe ngacmohej nga i moshuari.

Teksa autori është vënë në pranga, mësohet se 12-vjeçarja e ka treguar rastin vetëm tani së fundmi, duke ia rrëfyer fillimisht gjyshes së saj e më pas psikologes së shkollës.

Lirika Demiri: Çupka ikte në shkollë, 4 ditë me radhë nuk i tha gjyshes. Të 5-ën ditë motra e çupës vajti për qumështor, e mori qumështorin, deshi t’i shiste. Ai prapa asaj ishte…Dhe si bëri shamatë ajo e motra. Këtu i tha Almës, doli Alma i zuri për gryke e i tha ‘ça ke me çupën time?’ Ai hajde ja bënte asaj çupës, ajo u fsheh. Këtu pastaj u bë një lesh e mish, nuk e marr me mend se s’isha unë. Unë isha në shtëpi.

A e njihnit atë burrin ju?

Lirika Demiri: Po si fshatare e njohim, shumë i ndyrë! Ai ç’gjen gra, llafe t’i thotë.

Është me probleme mendore?

Lirika Demiri: Nuk e di, nuk e di…

Çfarë i thoshte vajzës?

Lirika Demiri: Llafe të ndyra i thoshte, edhe në sy të çupës, të madhes ja bënte “hajde moj hajde”. Ç’është ky llaf, ç’është ky llaf?! 13 vjeç çupë.

Vetëm me fjalë e ka ngacmuar?

Lirika Demiri: Vetëm me llafe, se ashtu ja bënim varrin neve. Me llafe, nuk ishte për atë punë ajo çupkë.

Sa vjeç është vajza?

Lirika Demiri: 12 për 13, po është e pashme mashallah. E bukur, ç’të të them!

Prej sa kohësh e ngacmonte?

Lirika Demiri: Për 3 vjet me radhë. Vjet e ngacmoi, ja dhe sivjet e ngacmoi.

Po s’kishit ju këtu polici?

Lirika Demiri: Mos më thuaj për polici, t’u bëftë nëna se ne lajmërojmë e bëjmë, policia…nuk…/Albeu.com


Shtuar 10.11.2023 13:13