VIDEO/ Situatë e pazakontë në Parlament, deputetët e opozitës hedhin tymuese në sallë

Seanca e sotme parlamentare po zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme.

Që pa nisur seanca, opozita ktheu përmbys të gjitha karriget duke bllokuar sallën.

Në momentin kur kryetarja Lindita Nikolla nisi seancën, deputeti Saimir Korreshi hodhi tymuese dhe salla u mbush me ty,

Nikolla e përjashtoi nga seanca dhe i kërkoi Gardës që të marrë masa.

Nikolla: Garda merrni masa

Berisha: Jo, jo nuk preken

Teksa Nikolla vijon me rendin e ditës, deputetët demokratë vijojnë të godasin tavolinat duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës./albeu.com

/Albeu.com 


Shtuar 9.11.2023 10:08