A do të ketë paqe në Kuvend? Sot seanca plenare, çfarë parashikohet në rendin e ditës

Ditën e sotme, 9 nëntor, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa nuk dihet se si do të vazhdojë aksioni i opozitës pas deputetët demokratë kanë paralajmëruar më herët se nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë seance normale.

Në seancën e fundit pati përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Po ashtu me tensione janë shoqëruar edhe mbledhjet e Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, ku pas bllokimit që u bë nga deputetët e opozitës, pjesa dërrmuese e tyre kaloi në mbledhje online.

Rendi i ditës për seancën e sotme plenare


Shtuar 9.11.2023 08:15