Është publikuar fotoja e çiftit Medinaj në Fier. Mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçari Demokrat Medinaj, masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten Irvana Medinaj e cila ishte shtatëzënë duku e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë, sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja 29 vjeçari.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Cifti kishin dhe dy fëmijë, 4 dhe 6 vjeç teksa nuk dihen arsyet e sherrit që përfundoi në tragjedi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.