Dhuna ndaj 3-vjeçares, Shoqëria Civile nesër protestë para ministrisë së Arsimit

Një rast i rëndë u publikua dy ditë më parë në media, ku një 3-vjeçare ishte dhunuar nga edukatorja Majlinda Dehima në kopshtin privat “Stinët”.

3-vjeçarja ndodhet në spital me këmbë të thyer.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja nuk janë sqaruar plotësisht nga hetuesit, por ditën e djeshme edukatorja e cila u shoqërua në polici dëshmoi se vetëm e ka goditur me vizore që ta kishte mendjen më mësim, dhe mohoi se i ka thyer këmbën.

Sakaq, Shoqëria Civile do të organizojë nesër, 9 nëntor, një protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.

Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre./Albeu.com


Shtuar 8.11.2023 12:36