Dosja “Partizani”, ndërtuesi Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” në kuadër të dosjes për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.

Ndaj Bektashit është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe bllokim i pasaportës. Gjithashtu e njëjta masë është vendosur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit, duhej të paraqitej sot në GJKKO, por ka refuzuar pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

Sakaq, në qeli, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ndodhet dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit. /albeu.com


Shtuar 6.11.2023 11:17