Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Gostimë-Cërrik në qarkun e Elbasanit, ku një autobus u përplas me një makinë.
Si fillim u raportua për 3 të plagosur, por në njoftimin e bluve bëhet me dije se janë plagosur 6 persona, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
‘Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.
Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.’- njofton policia.