Nga dhuna në familje te kundërshtimi i forcave të policisë, 12 të arrestuar në Tiranë

Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e kaluar 12 qytetarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

mes të arrestuarve ka akuza për dhunë në familje, vjedhje në urban, drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Njoftimi:

Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan një bimë të dyshuar narkotike kanabis, të kultivuar në vazo;

– B. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Grigor Cika”, dyshohet se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, një objekt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– L. Q., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës së Tufinës, është konfliktuar me shtetasin E. D., si dhe ka kundërshtuar me forcë për shkak të detyrës, një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit;

– G. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, i ka vjedhur kuletën një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin S. G., 31 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– K. R., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– S. J., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– P. Sh., 38 vjeç, banues në Sauk, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– M. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, me pasojë vetëm dëme materiale;

– A. V., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.10.2023 11:19