Flori Mumajesi replikon me anëtarin e jurisë: Këngët nuk bëhen se duhen, por se ndjehen!

Edhe pse sot do bëhet përballja te “E diela shqiptare”, replikat i nisi Flori Mumajesi që dje. Pas performancës së tij, teksa anëtari i jurisë së Këngës Magjike Arben Skënderi po i jepte çmimin “Best New Artist” Urban Band, ai tha: “Në vitet e ardhshme do donim të shihnim të rinj me një energji që i këndojnë jetës, dashurisë, që i përkon brezit të tyre, të ardhmes së tyre i përkon 2021”, duke thumbuar kështu kantautorin.

Pas fjalëve të Arbenit, Flori ka marrë mikrofonin dhe i është kundërpërgjigjur: “Doja të ndalesha pak te Beni i cili tha që duhet të bëjmë këngë të vitit 2021. Të jemi pak me energjikë . Mos u ktheftë ky vit, 2021. Këngët nuk bëhen se duhen këngët bëhet se ndjehen!”

Urban Band dhe Kras arritën në dyshen e fundit, por kupën e “Best New Artist” e rrëmbeu Urban Band, kurse Kras fitoi statusin BIG. Kras mori pjesë në festival me këngën “Bekuar”, teksti i të cilës është shkruar nga Flori dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”. “Tirana post” shkruajti se Flori Mumajesi replikoi me anëtarin e jurisë për këngën e tij me Klajdin “E para”, por në fakt kundërpërgjigjia ishte për Kras!


Shtuar 30.05.2021 13:09