Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një person në Vlorë është paraqitur në spital me plagë të marra nga armë zjarri. Policia bën me dije se i plagosuri, E.B,. 38 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 30.05.2021 00:39