“Mos prek me dorë, turp t’ju vijë”, pensionistët dhe minatorët protestë para Kuvendit, përplasen me policinë! Gardistët shtyjnë të moshuarit

Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.

Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.

Ndërkohë gardistët kanë shtyrë të moshuarit dhe nuk i kanë lejuar të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.

Protestuesit kërkojnë të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë./Albeu.com


Shtuar 19.10.2023 10:03