I zihet pritë dhe dhunohet i riu në mes të rrugës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bdhunuar me sende të forta një të ri.

Mësohet 21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë ndaluar.

Sipas informacioneve, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.


Shtuar 18.10.2023 21:42