Ndërron jetë në spitalin e Korçës turisti austriak

Një i moshuar austriak ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Policia bën me dije se shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

/Albeu.com 


Shtuar 16.10.2023 08:39