Aksident në Fier, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “Janaq Kilica“ në Fier, ku një automjet tip “Volswagen” ka përplasur dy këmbësorë duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, shoferja e automjetit, 31-vjeçarja D.M., përplasi burrë e grua respektivisht A.G. 44 vjeç dhe M.G. 38 vjeçe.


Shtuar 14.10.2023 09:19