Një pjesë e madhe e të rinjve janë në kërkim të produkteve për ripërtërirjen e lëkurës, por tani zgjidhja është në disa ushqime të cilat me përbërësit e tyre krejtësisht natyral ndihmojnë kundër plakjes.
Ushqime të tilla si avokado, boronicat, shega, shalqiri, dhe karavidhe ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkures duke e mbajtur atë të freskët.
Avokado:
Janë përplot me acid oleik që ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë dhe shkëlqimin.
Boronicat:
Përmbajnë vitaminë C dhe E, që shndrisin lëkurën dhe evitojnë dëmtimet e saj.
Shega:
Janë të pasura me anticianinë dhe acid elagjik që ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e dëmtimeve të lëkurës.
Shalqiri:
Përbërësit e shalqirit, ndikojnë direkt në heqjen e rrudhave dhe irritimin e lëkurës.
Karavidhet:
Ndihmon në ripërtrirjen e lëkurës dhe vetitë e saj anti-inflamatore ndihmojnë në trajtimin e akneve