ZYRTARE/ Wayne Rooney rikthehet si trajner në Angli

Birmingham ka emëruar Wayne Rooney si trajnerin e ri të ekipit. Ish-kapiteni 37-vjeçar i Anglisë i është bashkuar klubit të Championship me një marrëveshje që do zgjasë tre vite e gjysmë. Rooney pason trajnerin e Bluve, John Eustace, i cili u shkarkua të hënën pas 15 muajsh në krye të ekipit.

Emërimi i ish-sulmuesit të Everton dhe Manchester United është ndryshimi i parë drejtues i bërë nga pronarët e rinj amerikanë të Blues, Shelby Companies Limited që kur ata morën drejtimin në korrik.

Rooney do të mbështetet nga ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtre dhe asistent aktual i Anglisë U-21 Ashley Cole dhe kolegu i tij i vjetër i United, John O’Shea, njëherazi ndihmës trajneri i ekipit kombëtar të Republikës së Irlandës.

Carl Robinson dhe Pete Shuttleworth do të jenë gjithashtu pjesë e stafit të Rooneyt pasi të dy e asistuan atë në DC United. Kjo do të jetë detyra e tretë e Rooneyt si trajner, pas periudhave në klubin e DC United dhe Derby County, teksa ndeshja e tij e parë do të jetë në Middlesbrough më 21 tetor.


Shtuar 11.10.2023 17:13