LUFTA/ Netanyahu dhe opozita bien dakord për krijimin e një qeverie emergjente

Benny Gantz një politikan izraelit opozitar njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të krijuar një qeveri uniteti gjatë luftës me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Gantz, që ka mbajtur detyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit, lëshoi atë që ai tha se ishte një deklaratë e përbashkët me Kryeministrin Netanyahu.

Në deklaratë flitej për formimin e një kabineti prej pesë anëtarësh për “menaxhimin e luftës”. Ai do të përbëhet nga zoti Netanyahu, zoti Gantz, ministri aktual i Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë që do të shërbejnë sikurse thuhej në deklaratë, në cilësinë e anëtarëve “vëzhgues”.

Në deklaratë thuhej se qeveria nuk do të miratojë asnjë projektligj, apo vendim që nuk ka lidhje me luftën dhe për sa kohë që luftimet vazhdojnë.

Njoftimi ka krijuar paqartësi rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me partnerët ekzistues të qeverisë së zotit Netanyahu, një grup partish të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë./ VOA


Shtuar 11.10.2023 17:06