Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në qytetin e Kadizit, në jugperëndim të Spanjës, kur u përplasën nga një autobus, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin.
Autobusi “godi njerëzit në trotuar”, tha shërbimi zjarrfikës në platformën X.
Asnjë pasagjer nuk u lëndua.
▶️ Los ocupantes del autobús no han sufrido daños. Sobre el vehículo dos palmeras arrancadas en el arrastre. Bomberos, tras valorar la situación han optado por, con ayuda del vehículo grúa, sujetarlas y hacerlas caer hacia en interior de la Avda. de las Cortes de Cadiz. pic.twitter.com/3MnCxo4YIe
— Consorcio de Bomberos de la Provincia de Cádiz (@BomberosCbpc) October 9, 2023
Videot e postuara në rrjetet sociale treguan automjetin me xhamin e përparmë të thyer plotësisht dhe zjarrfikësit duke u përpjekur të lëviznin një palmë që kishte rënë në çatinë e autobusit, i cili u ndalua pranë një qendre tregtare.
Autoritetet nuk shpjeguan pse shoferi humbi kontrollin e autobusit.
Mediat spanjolle raportojnë se automjeti duket se ka pasur një problem me frenat./Albeu.com