Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediet lidhur me megaoperacionin e SPAK të zhvilluar nga policia mbrëmjen e sotme, 9 tetor 2023.
Rrumbullaku ka zbardhur disa prej emrave të përfshirë në rrjetin e trafikur të drogës, në kuadër yë operacionit “Flakë në det”.
Masa “arrest me burg” është lëshuar për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.
Këta persona akuzohen për trafik droge. Ndërkohë, ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.
Dritan Meta, u emërua shef në Kurbin më 21 mars 2023, pas largimit të Përparim Allmucës.
“Flakë në det”
Faza e parë e operacionit “Flakë në det” u finalizua më 16 gusht 2023. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.
Gjithashtu u sekuestruan 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. U arrestuan 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas.
Të arrestuarit
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
/Albeu.com