E pazakontë në Zërnovc të Maqedonisë së Veriut, në muajin tetor lind foshnja e parë për vitin 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Ka lindur foshnja e parë për vitin 2023 në komunën e Zërnovcit.

Në Departamentin e Akusherisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan ka lindur një foshnje mashkull, si fëmija i pestë i famijles së Tanjas dhe Goran Atanasovskit.

Kryetari i Komunës së Zërnovcit, Borço Kotsev sot ka vizituar foshnjën dhe nënën në spital, u ka dhuruar lule dhe dhurata dhe ka paralajmëruar ndihmë dhe mbështetje të madhe për familjen.

Lindja është bërë nga e vetmja gjinekologe e disponueshme aktualisht në spitalin e Koçanit dhe foshnja ka lindur me peshë rreth 3.5 kilogramë dhe gjatësi 50 centimetra.

“Ka pasur një lindje spontane që e kemi kryer së bashku me motrat kujdestare. Së shpejti nëna dhe foshnja do të lirohen në shtëpi”, theksoi Ilço Atanasovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm.


Shtuar 5.10.2023 15:49