U godit nga krahu i avionit gjatë uljes, vdes tragjikisht nëna e tre fëmijëve

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27-vjeçareje në Oklahoma, SHBA.

Samantha Hayes humbi jetën në një incident tronditës në aeroportin Broken Bow të premten, më 29 shtator, kur u godit nga një krah avioni teksa punonte me një makinë kositëse.

Samantha po kryente një procedurë rutinë pranë pistës së aeroportit kur piloti 70-vjeçar James Baxter bëri ulje me avionin Bonanza A36 të vitit 1972.

Por, për fat të keq, krahu i avionit goditi Samantën, duke rezultuar në një lëndim në kokë.

Pas këtij incidenti tronditës, miqtë dhe të dashurit bënë homazhe në internet.

Ajo mbahet mend si një “nënë e mrekullueshme, e shkëlqyer”, e cila iu përkushtua sigurimit të një shtëpie për tre fëmijët e saj si nënë beqare./Albeu.com


Shtuar 4.10.2023 22:13