Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një automjeet tip “Range Rover” ka përplasur nga pas një makinë policie.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur efektivi dhe një punonjës servisi.
Ky i fundit raportohet se ka marrë plagë të rënda.
Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa shoferi i “Range Rover” ka rezultuar nën efektin e alkoolit./Albeu.com