Horoskopi 1 tetor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

Demi

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.

Gaforrja

Falë Hënës do jeni më të përkulshëm gjatë kësaj dite dhe më të gatshëm për të gjetur ekuilibrin me të tjerët. Nëse keni një lidhje do jeni të kujdesshëm me sjelljen dhe do shmangni debatet për gjëra elementare. Mund të duroni më tepër edhe ndonjë tekë të partnerit. Nëse jeni beqarë do keni fatin e madh për të takuar personin për të cilin keni ëndërruar kaq shumë. Në punë do keni rivalitet të fortë, por kjo nuk do ju bëjë të dorëzoheni menjëherë. Do keni durim dhe do jeni këmbëngulës. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë shumë të kënaqshme. Instinktivisht mund të shpenzoni më tepër nga sa duhet.

Luani

Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja kështu që nuk keni për të pasur as ndonjë surprizë të madhe. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat shtruar, lëreni zemrën t’iu drejtojë dhe mos bëni asnjë gjë të jashtëzakonshme. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Në punë mund t’iu bëhet një propozim shumë i rëndësishëm të cilit duhet t’i përgjigjeni pozitivisht. Edhe pse do ju kërkojë herë pas here largim nga shtëpia rezultatet që do sjellë do jenë inkurajuese. Në planin financiar do keni akoma më shumë fat dhe situata do përmirësohet goxha.

Virgjëresha

Ditë reflektimi ka për të qenë kjo e sotmja. Do mendoheni gjatë dhe mund të merrni edhe disa vendime. Bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do bini dakord që problemet e së shkuarës t’i lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët duhet patjetër ta largoni turpin dhe të tregoheni sa më të hapur për gjithçka. Në punë do bazoheni në metoda të provuara tashme dhe do arrini atje ku keni dashur. Nëse keni nisur një angazhim me persona të jashtëm do merrni edhe propozime interesante për më tej. Buxheti nuk do ketë vështirësi, por nuk do jetë as në gjendje të shkëlqyer.

Peshorja

Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më ë mirë se dje, por ende jo si duhet.

Akrepi

Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të qetë. Secili do dojë të bëjë gjërat sipas qejfit dhe mendimet nuk do përputhen më. Nëse jeni beqarë do e kërkoni në shoqërinë e lartë gurin tuaj të mundur dhe nuk do ja arrini dot qëllimit. Në punë keni për të pasur konflikte të mëdha me personat e një tjetër sektori dhe nuk do jeni të qetë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i trazuar dhe me zor do arrini të shlyeni disa borxhe.

Shigjetari

Mundohuni të mos lini asgjë pas dore gjatë kësaj dite sepse nesër gjithçka do jetë më e thjeshtë. Ju të dashuruarit nuk duhet të merrni vendime shumë të rëndësishme pa qenë plotësisht të bindur. Ju beqarëve, një mundësi e re profesionale do iu hapë dritën jeshile edhe në jetën sentimentale. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha. Në punë në tërësi nuk do ketë gjëra të këqija. Do merrni frymë më lirisht dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Me shpenzimet duhet të vazhdoni të jeni të kufizuar sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.

Bricjapi

Planetët do mblidhen bashkë sot dhe do ua bëjnë ditën edhe më të bukur e interesante. Nëse keni një lidhje do merrni vendime të mëdha për të ndryshuar gjithçka. Do jeni të frymëzuar dhe do dini çfarë hapash të hidhni që të dyja palët të ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do jeni optimistë dhe të gatshëm edhe për të joshur me mënyra delikate vetëm për ta ndryshuar statusin. Të gjitha përpjekjet do japin rezultat. Në punë shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen për të arritur më lart dhe guxoni. Edhe po nuk ia dolët të paktën do ndiheni të qetë sepse tentuat. Paratë kanë për të mbetur po njësoj.

Ujori

Hëna dhe Mërkuri do ua bëjnë marrëdhëniet me të tjerët edhe më të thjeshta sot. Ju që keni një lidhje do qëndroni më tepër kohë me partnerit dhe nuk do reshtni së e puthuri e së e përqafuari. Edhe në momentet kur ai do jetë në punë do i dërgoni mesazhe të ëmbla. Ju beqarëve do ju rrahë zemra edhe më fort. Do e adhuroni një person me humor të këndshëm dhe do mendoni të krijoni një jetë me të. Në punë do ju vihen në pikëpyetje disa projekte që keni nisur më herët dhe kjo mund t’iu trishtojë paksa. Gjithsesi do e gjeni një mënyrë për të mos e lëshuar veten. Financat do jenë më të mira falë mbështetjes së familjarëve.

Peshqit

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.