Rudina Dembacaj ka rënë së fundmi pre e “telefonatës kurth”.
Gazetarja e “Ndryshe” e ka telefonuar duke i thënë se posedon foto të Mark Frrokut duke e tradhtuar me një bjonde simpatike.
Por duket se Rudina mjaft e sigurt nuk është shqetësuar aspak nga kjo telefonatë, madje nga ana e saj nuk kanë munguar as batuta të tipit: Do e lë Markun, ka burra boll.
“Mos e ke ngatërruar, se burri im natë për natë ka qenë në shtëpi. Natën nuk bëhet fjalë njëherë. Ditën kam punët e mia nuk e kam mendjen ku ndodhet burri”, shprehet Rudina.
Në këtë moment Aurela (gazetarja) i kërkon 5 mijë euro për mos të publikuar fotot, por Rudina nuk është tunduar duke këmbëngulur se Marku nuk mund ta tradhtojë.
Me të folur Salsano, Rudina e ka kuptuar dhe në studio kanë plasur të qeshurat./albeu.com/