Një minator në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentur gjatë gërmimeve. Shtetasi B.D 44 vjeç banues në Klos dyshohet është lënduar në këmbë. Minatori menjëherë është dërguar në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore ku plaga e marrë është konsideruar e lehtë nga mjekët.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Rreth orës 11.40, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi B.D., 44 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.