Java nis me temperatura të lartë, por ditët në vijim sjellin surpriza

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të  Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vehte jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut.


Shtuar 18.09.2023 15:06