“Një muaj më parë agjentët e BKH i sekuestruan telefonin”, Begaj shkarkon kreun e FA, kush emërohet në vend të tij (EMRAT)

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra e kreut të Forcave Ajrore të Shqipërisë, Gjeneral brigade, Ylli Pulaj.

Në vend të tij Begaj ka emëruar Gjeneral Brigade, Fedinant Vasil Dimo.

Shkakiki i Pulajt nga kreu i FA vjen një muaj apsi në media u raporua se në në zyrën e tij kishin zbritur agjentët e BKH, të cilët i kanë sekuestruar telefonin.

Aludimet janë se SPAK po kryen hetime lidhur me tjetërsimin e pronave të Ushtrisë Shqiptare, që në disa raste i janë dhënë biznesmenëve të fuqishëm në vend për t’i kthyer në resorte dhe fshatra turistikë.

Një akuzë politike e tillë ka rënduar edhe mbi ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e cila më herët kishte mbajtur edhe postin e Ministres së Mbrojtjes, e shkarkuar tashmë nga kryeministri Edi Rama.

Një zë i fortë për këto denoncime ka qenë edhe ish-Zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari.


Shtuar 13.09.2023 19:53