Personi që shihni në foto, është Leartiad Keka (Lekaj), 41-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 shtator) pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.
41-vjeçari, i cili rezulton se ka ndryshuar gjeneralitete, emrin e mbiemrin, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar. Mësohet se autori i maskuar ka zbritur nga një makinë ‘Audi A6’ me ngjyrë të errët me targa italiane dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.
Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
8 persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë.
Viktima me precedent të theksuar penal
Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.
Lexo edhe: Ekzekutohet nga një makinë në lëvizje 41-vjeçari në Vlorë, pamje nga vendngjarja! Detaje të reja (VIDEO)
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.
Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin. Brenda mjetit që është shkrumbuar totalisht janë gjetur dhe armë. Policia ka ngritur prostoblloqe me qëllim kapjen e autorëve ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën./Albeu.com