Në Kukës, më 24 shtator pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë.
Ndërsa data e zgjedhjeve po afron, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ përmes një kërkese të depozituar në KQZ kërkon regjistrimin në këtë proces.
Edhe në këto zgjedhje, kandidati i Berishës, Emri Vata regjistrohet nëpërmjet partisë së Ilir Metës.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pasi Safet Gjici dha dorëheqje pas videoskandalit në zyrën e tij.