Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas mbylljes së Asamblesë së PS dhe ndryshimeve në qeveri që sapo janë propozuar nga kryeministri Rama.
Ai u shpreh se qeveria e damksour nga SPAK për inceneratorët nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake.
Sipas Bashës, drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë.
Reagimi i Bashës:
Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.
Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës.