Sergio Ramos do të rikthehet te Sevilla pas 18 vjetësh.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi spanjoll tashmë është i vendosur për të zyrtarizuar mbrojtësin si përforcim të ri, shkruan.
Palët arritën marrëveshje të dielën. Ramos ka pranuar të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, të vlefshme deri në qershor 2024.
Në marrëveshje do të përfshihet edhe opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një vit më shumë.
37-vjeçari do të jetë pjesë e listës së Sevillas për në Ligën e Kampionëve.
Për t’u rikthyer si futbollist i lirë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, spanjolli refuzoi ofertat nga Arabia Saudite dhe Turqia.
Ramos kishte debutuar me ekipin e parë të Sevillas në vitin 2004. Pas vetëm një viti ai ishte transferuar te Real Madridi, ku qëndroj deri në vitin 2021.
Ramos pastaj kaloi te Paris Saint-Germaini, nga ku u largua në verën e këtij viti.