Makina me qira për shpërndarje droge, “trend” i ri në Itali që “po përqafohet” nga shqiptarët

Makina me qira për të lëvizur nëpër qytet dhe për të shitur drogën.

Është ky “trendi” i ri që po përdorin shitësit në Romë për t’iu shmangur kontrolleve nga policia.

Të lidhura

None found

Dy persona që shpërndanin drogë me makina të marra me qira janë arrestuar.

Mediet italiane bëjnë me dije se në zonën e  Cinecitta, u arrestua një 37-vjeçar romak, i cili pas kontrolleve të ushtarëve të kompanisë Roma Casilina, rezultoi se kishte në bord 77 doza kokainë dhe 510 euro cash.

Në zonën e Fidenes, nga ana tjetër, karabinierët e kompanisë Roma Montesacro bllokuan në makinën e marrë me qira një shtetas shqiptar 31-vjeçar, të cilit më pas iu gjetën 20 doza kokainë dhe 800 euro cash.

Kontrollet antidrogë çuan në arrestimin e 11 personave dhe sekuestrimin e 190 dozave e me lëndë narkotike, përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë si dhe 8 mijë euro cash./Albeu.com.


Shtuar më 4.09.2023 13:21

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet