Është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët bëjnë me dije se pozitiviteti i mostrës ka rënë, megjithatë pandemia nuk ka mbaruar.
Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli tha se që nga data 1 qershor, mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme të mbahet në ambiente publike. Ndërsa në ambientet e mbyllura, do të vijojë të jetë e detyrueshme .
Të lidhura
None found
Gjithashtu ora policiore do të ndryshojë nga ora 22:00 në 23:00-06:00. Ndërkohë duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet deri në orën 00:00.
Ndërsa, klubet e natës do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
