EMRI/ Dogji qëllimisht tre makina në Vlorë, arrestohet 41-vjeçari

Elton Lushaj, i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.

Ai akuzohet për djegien e tre automjeteve në Vlorë.

“Kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, Elton Lushaj, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “tripe”, bashkëpunëtor me 2 shtetas të tjerë që dogjën qëllimisht 3 automjete, në muajin korrik”, njofton policia.

2 bashkëpunëtorët (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes.

Ndaj Lushajt, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.09.2023 11:44