Transmetuan kronika politike ditën e heshtjes zgjedhore: KQZ gjobit me 20 milionë lekë RTSH-në, 2 televizione të tjera mbeten pezull

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka gjobitur sot me 20 milion lekë Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) pasi ka transmetuar reklama zgjedhore ditën e heshtjes zgjedhore. Në datë 24 prill, sipas raportit që AMA ka depozituar në KQZ, vërehet se RTSH ka shkellur Kodin Zgjedhor.

“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë trasmetuar kronika politike në periudhën e heshtjes zgjedhore”, u shpreh sekretari i KQZ, dhe pas tij Celibashi lexoi vendimin.

“Vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milion lekëve gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim”, tha Celibashi, pas parashtrimit që bëri sekretari i KQZ.

Gjithashtu, në raportin e AMA-s të dorëzuar në KQZ, është vërejtur se Top Channel dhe Report Tv kanë transmetuar reklama politike në ditën e zgjehdjeve.

“-Top Channel dhe Report TV kanë transmetuar reklama politike të cilat japin udhëzime për mënyrën e votimit në datë 25 prill. AMA ka dalluar se ka elementë të çorientimit për ata që e ndjekin”, u shpreh sekretari i KQZ, por për këto dy subjekte nuk u mor vendim.


Shtuar 27.05.2021 10:20