Ishin kthyer në makth për qytetarët spanjollë, arrestohen dy “skifterët” shqiptarë

Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 29 dhe 47-vjeç të cilët ishin kthyer në terror për qytetarët e Barcelonës.

mediat spanjolle raportojnë se dy shqiptarët prej disa kohësh kryenin grabitje në disa lagje të Barcelonës, duke marrë para dhe sende me vlerë.

Pasi kryenin grabitjet dy shqiptarët largoheshin në zonën pyjore të Montgatit.

Aktualisht dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.


Shtuar 1.09.2023 19:36