Arrestohet drejtori i shërbimit zjarrfikës dhe 4 vartës të tij në Cërrik, akuzohen për krim zgjedhor

Ka rënë në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi.

Mësohet se ndaj tij rëndon akuza akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe vartësit e tij, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka.

Ndër të tjera mësohet se drejtori dhe vartësit e kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.