Roma ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve, duke siguruar shërbimet e Romelu Lukakut.
Skuadra nga kryeqyteti italian përpos sulmuesit belg ka marrë disa lojtarë të mirë me Jose Mourinhon që ka ndërtuar një skuadër konkuruese.
Houssem Aouar, Evan N’Dicka, Renato Sanches, Leandro Paredes, Rasmus Kristensen dhe Sardar Azmoun janë transferimet e tjera të Romës këtë edicion.
Por në minutat e fundit të afatit kalimtar Giallorosët mund të bëjnë një tjetër goditje të madhe, duke nënshkruar me Sergio Ramos.
Qendërmbrojtësi spanjoll është ende pa skuadër pas largimit nga PSG dhe po i shqyrton ofertat e tij.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se goditja e ardhshme e Romë mund të jetë Sergio Ramos, pasi Giallorosët kanë nevojë për një tjetër mbrojtës të qendrës.