“I buzëqeshur, duke bërë selfie në Afrikë”, fotot e fundit të Prigozhin para se të vdiste

Fotot e fundit të Yevgeny Prigozhin po bëjnë xhiron e internetit. Udhëheqësi i Wagner thuhet se u pa duke bërë selfie me vendasit që besohet se jetonin në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore. Madje, thuhet se ky qytet është një nga zonat ku janë vendosur trupat e Wagner-it.

Kapiteni i Wagner-it, ka zbuluar Daily Mail, kishte zhveshur kamuflazhin e tij dhe është shfaqur me rroba civile i rrethuar nga vendas të buzëqeshur, të cilët nuk mund ta fshihnin emocionin e tyre që e takuan atë.

Madje, vendasit nuk kanë ngurruar të pozojnë me të dhe ta përqafojnë. Ndalesa e tij e radhës ishte Mali, ku sërish veshi rrobat ushtarake dhe duke mbajtur një armë në duar realizoi videon e fundit.

Në të ai foli për përpjekjet e Wagner-it për ta “bërë të gjithë kontinentin afrikan më të lumtur”.

“Ne po punojmë.. temperatura është mbi 50 gradë Celsius, ashtu siç na pëlqen… Wagner po e bën Rusinë më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë”, dëgjohet të thotë ai.
WagnerDisa ditë më vonë, Prigozhin u vra në një aksident ajror në atë që besohet të jetë hakmarrje nga Putini dhe Kremlini pas rebelimit të dështuar të Ëagner në qershor. Këto foto në rrjetet sociale janë të parat që janë publikuar pasi vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga autoritetet ruse të shtunën. /Albeu.com.


Shtuar 29.08.2023 15:20